*Thirrje Ministrisë së Inovacionit të shtrohet një tryezë e dytë, të diskutohet me grupet e interesit

*Mediat online te trajtohen ne ligjin per mediat dhe nga autoriteti i mediave dhe jo nga nje ligj per tregtine elektronike

TIRANE – Projekti/ligji i përgatitur nga qeveria, që synon të formalizojë portalet online, ka hapur një debat të gjerë, kryesisht për faktin se mediat online rrezikojnë të trajtohen si biznese të tregtisë në internet.

E ftuar në rubrikën opinion në “News24”, drejtoresha e “BalkanWeb”, Daniela Bonollari tha se mënyra se si është trajtuar ky pr/ligj, duket sikur ka për qëllim vetëm gjobitjen e penalizimin e mediave online.

“Qeveria po përgatit një draft, ka marrë ligjin për “tregtinë elektronike” dhe po e arnon, duke përfshirë mediat online. Terminologjia e përdorur nuk është e saktë, trajtohemi si biznes te tregtise online paralel me ato web-e qe tregtojne veshmbathje. Ne jemi media, synimi ynë është informimi i publikut. Ka shumë çështje që duhen trajtuar për mediat online dhe jo të ndëshkojmë mediat online aty ku bëhet ndonjë gabim. Qëllimi duket se është gjobitja deri mosaksesimi i faqes online qe kjo do te ishte fatale per nje media online.”- deklaroi Bonollari.

Një tjetër problematikë që ka ky draft, sipas drejtoreshës së “BalkanWeb”, është edhe konfuzioni që krijohet për autoritetin që do të cilësojë komentet e lexuesve si fyerje.

bono ne opinion

“Kush do ta ketë autoritetin ta quajë fyerje atë koment që do të bëhet? Kush mund të ketë të drejtë ta quajë fyerje që ta na çojë në gjykatë dhe të ndiqemi edhe penalisht. Kjo krijon konfuzion dhe mund të cilësohet edhe një fyerje për mediat online. Nuk mundet ta konceptosh një faqe si “BalkanWeb”-i me një faqe që tregton këpucë. Ka lexues që e tejkalojnë masën, fyejnë ka, komente raciste ka, por ne për këta kemi dhe moderatorët. Por komenti ka edhe kauzën e mirë. Falë komenteve në “BalkanWeb” u zbulua grabitësi i taksistit në Tiranë. U desh një çast i vetëm që media ta bënte publike videon dhe nisur nga komentet policia identifikoi autorin.”- vijoi Bonollari.

Sipas saj, ligji nuk specifikon as domeinin e faqeve, (.al, .com, .net) dhe le hapesira e boshlleqe per interpretime nga me te ndryshmet, te cilat neser mund te kthehen kunder medias online.

Drejtoresha e “BW” i bën thirrje Ministrisë së Inovacionit të mbledhë një tryezë të dytë, ku të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e mediave online, për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet që mund të krijojnë konfuzion pas miratimit të draftit.

“Lind nevoja qe mediat online te formalizohen, legalizohen dhe per kete sherben ligji. Por ky ligj eshtë një ligj i hartuar me nxitim. Gjej rastin ti bëj thirrje Ministrisë së Inovacionit të shtrohet një tryezë e dytë, të diskutojmë gjerësisht, të gjejmë terminologjinë e duhur. Të specifikohet gjithçka, sepse ndryshe do kemi një konfuzion shumë të madh. Të ulemi sërish të gjithë si përfaqësues të medias online me qellimin qe mediat online te trajtohen ne ligjin per mediat dhe nga autoriteti i mediave dhe jo nga nje ligj per tregtine elektronike.”- deklaroi Bonollari.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: