Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 deklaron se nuk i beson më asnjë politike të ndjekur nga Rama për situatën e pandemisë.

Berisha është pyetur nëse do ishte pro apo kundër një Lock-Doën, por ai thotë se edhe mbyllja e universiteteve ishte një akt urrejtje dhe armiqësor nga kryeministri

Ai shton se Rama nuk është më i besueshëm për çfarë flet apo merr vendime lidhur me situatën.

 

”Nuk mund të besoj asnjë politikë të ndjekur nga Rama, i cili në akt të parë armiqësor mbyll universitetet. Po të jetë puna për kolektivitet, më shumë janë gjimnazet sesa universitetet. U ndëshkuan prej urretjejs së tij prej demonstratave që bënë. Këtij nuk i besohet asnjë masë. Nxori tanket si askush në botë. U tha shqiptarëve s’duhet maska, mos blini maska. Asnjë masë të këtij njeriu.

 

Sigurisht, ishte kundërshtar kryesor i maskës. Sa kushtoi kjo? Teste jo, maska jo, ilaçe jo. Atëhere më thuaj çfarë kontrolli. Higjienë katastrofale tek Nënë Tereza. I ka shpartalluar COVID-19.”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb