Amazon ka nisur shitjen e veshjeve dhe mallrave të tjera të shënuara me një simbol “Z” që mbështet luftën e Rusisë në Ukrainë, raporton  The Times. Simboli, i përdorur nga ushtria ruse në Ukrainë për të shmangur incidentet në radhët e tyre, është bërë viral në Rusi dhe në mesin e mbështetësve të këtij vendi në mbarë botën.

Bluzat, pulovrat dhe aksesorët e telefonit me simbolin “Z”, të reklamuara në mënyrë eksplicite ishin në shitje në faqen e gjigantit të teknologjisë kineze ditën e sotme. Përshkrimi i artikujve thoshte se ato ishin shitur dhe dërguar nga Amazon.

  • foto galeri

Miratimi i “Z” si një shprehje simbolike ishte vendosur në tanket që sulmonin qytetet e Ukrainës.

Maria Butina, një ish-spiune ruse dhe anëtare e parlamentit, postoi një video-tutorial të shkurtër se si të zbukurohen xhaketat me shkronjën Z, ndërsa grupet e të rinjve nacionalistë kanë pozuar me xhup të zinj që shfaqin këtë simbol.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb