Fshati Selitë në Mallakastër nuk ka raportuar asnjë votim deri më tani, por sipas drejtuesve të KZAZ 62 ky është një keqkuptim.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në listë rezultojnë 1032 zgjedhës ndërsa në sistem rezulton që nuk ka votuar askush.

Sipas Erton Isufaj, Kryetar i KZAZ 62 Mallakastër procesi ka ecur normalisht dhe është një moskordinim në raportim ai që ka sjellë këtë problematike.

Ai tha se votat janë në kuti dhe po komunikohet që të bëhet raportimi i duhur. Në Selite janë 3 Qendra Votimi ndërsa nuk dihet nëse kjo është një problematikë që ka të bëjë me mënyrën e trajnimit të anëtarëve të komisioneve të cilët bëjnë edhe raportimet në KQZ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb