Një fluturim i Air India u kthye në Hong Kong të hënën menjëherë pas ngritjes, për shkak të një problemi teknik në ajër, disa ditë pasi një tjetër avion i linjës ajrore u rrëzua dhe humbën jetën të paktën 270 persona.
Air India tha në një deklaratë se aeroplani me destinacion Neë Delhi u ul në Hong Kong në mënyrë të sigurt dhe po i nënshtrohej kontrolleve “si masë paraprake të shtuar”. Autoriteti i Aeroportit të Hong Kongut tha në një deklaratë të veçantë se fluturimi AI315 u kthye në aeroportin e qytetit jugor kinez rreth orës 13:00.
Avioni ishte një Boeing 787 Dreamliner, i njëjti model si fluturimi me destinacion Londrën që goditi një konvikt të kolegjit mjekësor në një zonë banimi të qytetit veriperëndimor indian të Ahmedabadit, pak minuta pas ngritjes të enjten. Përplasja vrau 241 persona në bord dhe të paktën 29 në tokë. Një pasagjer mbijetoi.
Transportuesi kombëtar i Indisë tha se janë bërë rregullime alternative për të transportuar pasagjerët e prekur në destinacionin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
(BalkanWeb)