Partia Demokratike ka vendosur në mënyrë të koordinuar të denoncojë problematikat e qytetarëve dhe të grumbullojë propozimet konkrete që do të vijnë nga degë e deputetë demokratë.

Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën e koordinimit deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.

Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media. Gjithashtu ata do të koordinojnë daljet për daljet mediatike.

Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në teren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb