Ylli brazilian Nejmar është vënë në synimin e fqinjve të tij për shkak të zhurmave që shkakton pothuajse çdo natë.

Ai është mësuar të organizojë festa dhe ajo që i acaroi më shumë ishte festa e ditëlindjes së tij. Ata kanë menduar t’i drejtohen kryebashkiakut të zonës, me një ankesë kundër lojtarit për prishje të rendit publik.

Lajmi i publikuar nga “Le Parisien” pati ndikim të madh aq sa kryebashkiaku u përpoq ta zgjidhte çështjen në rrugë diplomatike, duke tentuar të fliste edhe me babain e sulmuesit 31-vjeçar të PSG-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: