Bashkimi Evropian ka gjobitur gjigantin e rrjeteve sociale Meta, për shkak se përdoruesit e mediave sociale merrnin reklama të personalizuara në mënyrë të detyruar.

Sipas vendimit të gjykatës, gjoba e vendosur nga BE ndaj kompanisë Meta arrin në 390 milionë euro. Përveç kësaj, është e mundur, siç raportojnë mediat e huaja që Meta (Facebook dhe Instagram) të detyrohet të bëjë ndryshime të kushtueshme.

Vendimi shihet si një nga më të rëndësishmit që kur blloku evropian prej 27 anëtarësh prezantoi legjislacionin që synon të kufizojë aksesin e Facebook dhe kompanive të tjera në mbledhjen e informacionit personal. Ligji hyri në fuqi në vitin 2018.

Arsyetimi i vendimit mbi të cilin u bazua gjoba ka të bëjë nëse është ligjërisht e lejueshme që platforma sociale të mbledhë informacione për reklama të personalizuara.

Autoriteti i mbrojtjes së të dhënave të Irlandës ka thënë se autoritetet evropiane janë të përkushtuara ndaj kuadrit ligjor që do të mbulojë reklamat e personalizuara.

Sipas urdhrit të gjykatës, Metës i kërkohet të respektojë një kuadër ligjor, i cili ende nuk është bërë i ditur, që do të përcaktojë mundësinë e zgjedhjes për ata që dëshirojnë të marrin reklama të synuara.

Nëse një numër i madh zgjedh të mos ndajë të dhënat e tyre personale, atëherë Meta nuk do të jetë në gjendje të shërbejë reklama të personalizuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb