Kryeministri Edi Rama ka thënë se instrumenti i garancisë sovrane për bizneset ka ecur shumë mirë, me asnjë shqetësim për bankat.

Rama thotë se deri tani janë alokuar 22 milionë euro dhe fakti që janë qindra praktika të tjera drejt alokimit do të thotë se fondi total prej 11 mld eurosh do jetë ezauruar deri në qershor dhe do lindë nevoja për ta shtuar.

”Procesi po shkon shumë mirë dhe nuk shohim asnjë shqetësim. Ato janë kredi nuk janë indulgjenca që jepen në sportele pa letra. Dhe fakti që nga instrumenti i parë deri tani janë alokuar 22 milionë euro. Janë disa qindra praktika të tjera që po alokohen dhe brenda qershorit instrumenti do jetë i ezauruar dhe do na duhet të shtojmë për t’i dhënë mundësi të tjerëve.
Ka sipërmarrës që ankohen, kërkojnë këtë dhe atë i mirëkuptoj por instrumenti po i përgjigjet pritshmërive më pozitive.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb