Këngëtarja me famë botërore, Jessie J ka dhënë një lajm jo të mirë për veten e vet.

Jessie ka treguar se pas një kontrolli të kryer tek mjeku, kishte mësuar se kishte sindromën “Meniere”, që e bën të pamundur dëgjimin.

Nëse menduat se këngëtarja e priti keq këtë lajm, e keni gabim pasi mënyra si e përballoi është për t’u duartrokitur!

Jessie shkoi në shtëpi, u kujdes për veten, chatoi me njerëz që e bëjnë të qeshë dhe me njërin gisht në vesh (për shkak të zhurmës që i shkaktonte), pa serialin e saj të preferuar.

“Sot shkova tek një doktor për veshët dhe mësova se kam sindromën “Meniere”. Fjeta. Bëra pasta. Lyeva vetullat. Bëra një trajtim fytyre. Lyeva veten me vaj kokosi dhe eca lakuriq nëpër shtëpi, duke dëgjuar muzikë krishtlindjesh (sado e çuditshme të duket). Qava me të madhe (më mungoi familja ime dhe miqtë). E rëndësishme është të shfryhesh. S’mund ta ndryshoja, ndaj mos e lejo të të prishë Krishtlindjen. Chatova me njerëz që më bëjnë për të qeshur. Shkruajta disa qëllime për vitin 2021. Tani po shikoj “Queen’s Gambit” me njërin gisht në vesh. E kam parë episodin e parë katër herë sepse kam 0 fokus dhe veshi im tingëllon sikur dikush ka hyrë dhe ka ndezur tharësen.

I dërgoj dashuri të gjithë njerëzve që kanë nevojë për të, qofshin vetëm apo jo. Mendo për gjërat që ke këtë javë, jo për ato që nuk ke.”- shkruan këngëtarja në postimin e saj, duke i motivuar të gjithë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb