Një javë pasi 6 nxënës u helmuan në shkollën e mesme ‘Janaq Kilica’ në Fier, një tjetër ngjarje është regjistruar në këtë institucion.

‘BalkanWeb’ mëson se më shumë se 30 nxënës kanë përfunduar me urgjencë në spital, pasi kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen gjatë orës së mësimit.

Gazetari Ervis Kuçi në një lidhje direkte për ‘News24’ se deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që spitali i Fierit është përfshirë nga kaosi. Kuçi raporton se ka dyshime që një lëndë e dyshimtë është hedhur në ambientet e shkollës, duke shkaktuar probleme tek nxënësit.

Simptomat e nxënësve kanë qenë të ngjashme, probleme me frymëmarrjen, marrje mëndësh dhe dëbuese. Ndërkohë, disa prej nxënësve paraqiten në gjendje më të rënduar, ndërsa në pamje shihet se disa prej tyre qajnë.

Kujtojmë se një javë më parë 6 nxënës u helmuan në laboratorin e orës së Kimisë, për shkak të një reaksioni kimik.
vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb