GOLEM

Në Golem, raportohet për probleme me furnizimin me energji elektrike. Qytetarët dhe pushuesit raportojnë probleme të shumta me energjinë. Ata shprehen se OST ndërpret shpesh energjinë në Golem, pa paralajmëruar. Çdo ditë ka ndërprerje të dritave.

Ndërprerja e energjisë është kthyer në një problem për hotelet në Golem. Kjo ndërprerje e energjisë elektrike, po ashtu është kthyer në një problem edhe për pushuesit.

Ndërprerja e energjisë sjell probleme gjithashtu në sistemet elektronike. Drejtuesit e hoteleve në Golem shprehehn se do të kërkojnë dëmshpërblim, për dëmin e shkaktuar.

Banorët thonë se kjo situatë problematike me energjinë në Golem zgjat prej mëse një muaji. Ndërkohë pas publikimit te lajmit në media, OST beri një deklaratë zyrtare ku shprehet se “për shkak të një avarie në linjat e tensionit të larte të OST, pranë Kasharit, Tiranë, disa zona të vendit mbeten pa energji elektrike”.

“Ju informoj se diten e sotme dt 08.10.2020, u stakua L 220 15/2 Tirana 2 – Elbasan 1 si pasoje e keputjes se nje faze. Gjithashtu, sot ne dt 08.10.2020 ka qene e stakuar rreth ores 08:00 L 220 – 7 Elbasn 1 – Fier per remont te planifikuar si dhe shtrirje te fibres Optike. Kjo linje, menjehere pas marrjes se informacionit per stakimin e L 220 15/2 Tirana 2 – Elbasan 1 eshte rikthyer ne pune dhe remonti eshte anulluar. L 220 – 7 Elbasn 1 – Fier u kyc ne ora 09:11.

Si rezultat kan mbetur pa energji per 18 minuta , Nst / Rrashbull, Nst Fier, Nst Babice dhe Nst/ TEC Vlora. Ne ora 09.22 u stakua perseri L 220 – 7 Elbasan 1 – Fier nga veprimi i Mbrojtjes Distancionele, Faza A me Token.

Mbeten perseri pa energji deri ne keto momente Nst / Rrashbull, Nst Fier, Nst Babice dhe Nst/ TEC Vlora. Aktualisht ne terren jane angazhuar Brigada e Tiranes, Brigada e Fierit, Brigada Kucove, Brigada Elbasan dhe Njesia e Mirembajtjes se Transmetimit, per zgjidhjen sa me te shpejte te problematikes.”- thuhet në njoftimin e OST.

Ndërkohë në një njoftim të mëvonshëm, rreth 3 orë pas publikimit të lajmit në media, OST njoftoi se është është rikthyer furnizimi me energji në zonat Durrës, Golem, Lushnje, Fier, Vlorë, duke zbatuar planin e rivendosjes, duke furnizuar fillimisht objektet e rëndësisë së veçantë, si Spitale, Ujësjellësa, Institucione etj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb