Të paktën qindra përdorues të iPhone të ri Xs dhe Xs Max kanë shkruar në faqen e Apple, duke thënë që kanë probleme me rikarikimin e celularit.

Në disa raste karikuesi nuk bën karikimin e baterisë. Problemi duket se ndodh në momentin kur ekrani i iPhone është i fikur.

Kur ndizet, në fakt telefoni bën karikim normal. Disa përdorues të tjerë thonë që pas lidhjes me kavon elektrike smartphoni bllokohet.

Funksionimi i keq është treguar nga Unbox Therapi në një video në You tube.

Problemet duket se kanë lidhje me një problem software dhe jo hardware të iPhoneve Xs. Ky problem ka qenë edhe të iPhon më të vjetër pasi është bërë përditësimi i iOS 12, version i fundit i sistemit operativ të Apple.

Problemi duhet të jetë i zgjidhshëm nga Apple thjesht nëpërmjet një përditësimi të software.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb