Sipas raportit të fundit nga The Athletic, Barcelona ka kërcënuar me veprime ligjore lidhur me kontratën aktuale të Frenkie de Jong, të cilën ai e nënshkroi në vitin 2020 kur presidenti  Josep Maria Bartomeu ishte ende në krye të klubit.

De Jong mbërriti në Camp Nou në verën e vitit 2019 pasi një marrëveshje prej 86 milionë eurosh me Ajax. Mesfushori fillimisht nënshkroi një kontratë deri në verën e vitit 2024, por iu dha një zgjatje dyvjeçare deri në vitin 2026 nga bordi i Bartomeu në 2020.

Sipas kushteve të marrëveshjes së re, de Jong ra dakord të ulë pagën e tij për sezonet 2020/21 dhe 2021/22 me rreth 18 milionë euro, të cilat do t’i paguhen gjatë katër viteve të mbetura të kontratës së tij.

25 vjeçarit iu dorëzua një marrëveshje e re së bashku me tre lojtarë të tjerë si Gerard Pique, Clement Lenglet dhe Marc-Andre ter Stegen.

Me Barcelonën që i duhet të zvogëlojë faturën e pagave në mënyrë që ata të mund të regjistrojnë nënshkrimet e tyre të reja, ata po përpiqen të largojnë lojtarin ose të ulin pagën e tij. Deri më tani nuk ka patur asgjë konkrete, por me siguri një vendim përfundimtar do vij në ditët në vijim.

 

Uu
Uu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: