Çdo njeri mund të përmirësojë kujtesën, përvec rasteve kur kanë probleme të moshës. Kujtimet janë blloqet ndërtuese të biografive tona. Ata na trgojnë se cfarë kemi bërë gjatë jetës tonë dhe luajnë rol jetësor për të gjithë. Shumë njerëz shqetësohen për mbingarkesën e informacionit që shkakton rëniet ose humbje të kujtesës.

Ekzistojnë disa mënyra për ta forcuar duke përfshirë aktivitetin fizik dhe përfshirjen e disa ushqimeve në dietë, shkruan ata. Revista mjekësore “Medical News Today” ka dhënë 5 mënyra, të cilat janë:
-Duhet të konsumoni avocado, kanella, bishtaja, vaj ulliri, arra dhe peshk.
-Është e rëndësishme të kryeni ushtrime fizike.
-Të flini më shumë.
-Të stërvitni trurin me lojëra inteligjence.
-Të meditoni dhe dëgjoni muzikë të lehtë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: