TIRANË

KED ka rinisur verifikimet për Zhaklina Peton, kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Peto ishte përjashtuar më herët nga gara, pikërisht me vendim të KED.

Gjykata Administrative e Apelit rrëzoi vendimin e KED-it. Zhaklina Peto më herët u përjashtua nga gara për shkak të problemeve me pasurinë.

KED mbajti sot një mbledhje dhe në të u thirr një ekspert, që foli për pasurinë e Petos. Eksperti iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KED dhe të Petos.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb