Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Mësohet se Martini kishte probleme me pasurinë.

Kujtojmë se Anton Martini doli për herë të dytë para KPK-së, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Por pavarësisht kësaj procedure, ai u konfirmua në detyre nga KPK. Ndërkohë që shkalla e dytë, KPA, e shkarkoi atë nga detyra.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb