TIRANE

Kur erdhi puna për të xhiruar klipin e ri, Dua Lipa kapërceu kufizimet e COVID-it dhe doli me disa “rregulla të reja”. Por jo gjithçka shkoi si duhet, pasi policët bastisën setin e xhirimeve pas ankesave nga vendasit e shqetësuar, shkruan The Sun.

Dua, e shoqëruar nga një grup i madh i ekipit të produksionit, zbarkuan në Shoreditch, në Londrën Lindore, të mërkurën mbrëma për xhirimet. Ylli i muzikës pop dukej se ishte në humor të mirë ndërsa filmonte brenda në një rrugicë.

Por ndërsa atmosfera e party-t mori vrull, shpejt u bë e qartë se banorët nuk ishin në të njëjtën mendim me ekipin që po xhironin aty. Një banor tha: “Dua dhe shoqëruesit e saj po i shijonin në maksimum xhirimet, por për ata që jetonin përreth tyre, xhirimet ishin një makth”.

“Dukej sikur njerëzit në xhirime po thyenin rregullat dhe distancimi shoqëror ishte plotësisht i përjashtuar”, shtoi më tej burimi i brendshëm.

“Kishte shumë kërcimtar përreth. Disa njerëz dukeshin sikur po pinin, kështu që ngjarja përfundoi jo edhe aq mirë. Njerëzit në zonë po respektojnë ligjin, kështu që të shihje hapur një yll të muzikës pop që po thyente rregullat, për ta nuk ishte e pranueshme. Dikush thirri policinë”, tregoi banori për The Sun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: