KORCE- Një ngarkesë prej 25.3 tonë miell gruri me origjinë greke, është bllokuar ditën e sotme nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për shkak se kishte parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht, raportin e analizës për përqindjen e proteinës.

Sipas AKU, të dhënat sipas dokumenteve shoqëruese nuk korrespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit.

“Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe e cila mund të hiqet lehtësisht. Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës. Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 25.3 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë”, thuhet në njoftimin e AKU.

Sakaq, për të garantuar sigurinë ushqimore, AKU i bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të dyshimtë, apo çdo tentativë abuzimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb