DIBËR- Një problem me sistemin TIMS ka sjellë radhë të gjata mjetesh dhe qytetarësh në pikën kufitare të Bllatës në Dibër që lidh Shqipërinë me Maqedoninë. Mësohet se radhët e mjeteve janë krijuar në pikën hyrëse të doganës së Bllatës.

Burime nga pika kufitare pohojnë se radhët kanë ardhur pas mosfunksionimit të sistemit TIMS, ndërsa po punohet për rregullimin e defektit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: