Alan O’Neill, aktori që luajti Hugh në “Bijtë e Anarkisë”, ka vdekur në moshën 47-vjeçare. Menaxheri i tij Greg Meyer konfirmoi vdekjen për Variety.

Trupi i O’Neill u zbulua nga e dashura e tij në korridorin e apartamentit të tyre të Los Anxhelosit të mërkurën mbrëma.

Trupi i pajetë i aktorit është dërguar për autopsi, gjersa ende nuk ka ndonjë të dyshuar lidhur me rastin.

Sipas TMZ, aktori irlandez thuhet se kishte një histori të problemeve kronike të zemrës dhe ishte një duhanpirës i rëndë, përveç kësaj po luftonte me problemet e alkoolit. Agjentja e O’Neill, Annette Walsh e përshkroi atë si të shkëlqyeshëm dhe me humor.

“Unë personalisht do ta ndiej shumë mungesën e tij, duke e ditur se Alan nuk po e ndan planetin më me ne, pavarësisht kilometrave midis L.A. dhe Dublin, Alan ishte vetëm një telefonatë larg”, tha ajo.
O’Neill ishte i njohur gjerësisht për rolin e tij në sezonin e gjashtë dhe të shtatë të serisë FX, por karriera e aktorit daton në vitet ’90. Ai gjithashtu luajti rolin Keith McGrath në serialin dramatik “Fair City” nga 2006 në 2012.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb