Sezoni përfundoi dhe tashmë Vedat Muriqi duhet t’i japë drejtim të ardhmes. Futbollisti është i huazuar nga Lazio te Mallorca, sakaq akoma nuk është vendosur nëse klubi spanjoll do të blejë përfundimisht kartonin e tij apo jo.  Rreth kësaj teme ka folur vetë agjenti i sulmuesit kosovar, Pablo Ortells, te Okbaleares. Ortells shprehet se te Mallorca janë të kënaqur me shërbimet e tij, por çmimi prej 12 milionë eurosh mbetet një problem i madh.

“A do të qëndrojë këtu? Siç e thashë edhe më parë ne jemi shumë të kënaqur me performancën dhe përfshirjen e tij dhe do të shohim nëse mund ta bindim të qëndrojë. Ky është qëllimi ynë. Është e vërtetë që kur ai nënshkroi kushtet, ne kishin rënë dakord me të dhe me Lacion, por Mallorca nuk do të mund t’i arrijë atë shumë (12 milionë). Gjithçka duhet të rinegociohet” – tha ai.

 

Uu
Uu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: