Probleme në horizont për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noel Le Graet. Agjentja e futbollit Sonia Souid akuzon La Great për ngacmim seksual, duke u shprehur se ka mbetur jo pak e zhgënjyer nga sjellja aspak normale e numrit një të Federatës.

“Më pa sikur të isha thjesht gjoks dhe b… Kur e takoha, pashë të më drejtohej një gotë shampanjë dhe ai që më tha se nëse do të ishim më afër, atëherë ideja do të ishte konkretizuar. Ngela e zhgënjyer nga presidenti sepse në këndvështrimin tim ai duhet të jetë një njeri i veçantë por nuk është i tillë” – Tha ajo.

Topi i takon ministres së Sportit në këtë vend, Amlie Ouda-Castra, e cila mund të nisë shumë shpejt një hetim të thelluar për Federatën Franceze.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: