KORÇË- Përveç radhës e cila prej vitesh shënon një histori të përsëritur , qytetarët shqiptarë ende vijojnë të sorollaten në pikat kufitare. Dhjetëra qytetarë shqiptarë edhe këtë fundjavë nuk i kanë shpëtuar historisë së përsëritur të qëndrimit në radhë në doganën e Kapshticës si pasojë e punës me ritme të ulëta të palës greke.

Qindra mjete dhe udhëtarë të lënë në pritje për orë të tëra kanë reaguar edhe njëherë ndaj fenomenit të përhershëm që ndodh në çdo festë apo verë ku ata rinë me orë të tëra në territorin doganor para se t’u afrohen sporteleve të përpunimit të dokumentacionit, ndërsa shkak duket se kanë qenë problemet në sistemin kompjuterik.

Pala jonë ka punuar me 5 sportele në dalje, ndërsa ajo greke vetëm me dy të tilla dhe ritme tepër të ngadalta, çka ka bërë që emigrantet dhe qytetarët të detyrohen të presin në radhë kilometrike me 2 korsi për orë të tëra.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në pikën kufitar me Maqedoninë ku dhjetëra automjete janë vënë në radhë në pikën e kalimit të Qafëthanës.

(ed.me/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: