Sezoni i dytë amerikan nuk mund të kishte nisur më keq për Lorenzo Insigne. Në fakt, në ndeshjen hapëse kundër DC United, ish-kapiteni i Napolit pësoi dëmtim pas 30 minutash lojë, ndeshje të cilën skuadra e tij më pas do ta humbasë me rezultatin 3 me 2.

Insigne la fushën e lojës duke qarë, çka shqetësoi jo pak kampin e klubit të Torontos. “Nuk ishte në gjendje të vazhdonte sfidën” – mësohet të ketë thënë trajneri për lojtarin. Shumë shpejt analizat do të tregojnë shkallën e dëmtimit, me tifozët e Torontos që shpresojnë që mos të bëhet fjalë për asgjë serioze.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: