Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, do të duhet të heqë dorë nga Reece James. Lojtari i krahut të djathtë nuk është në dispozicion të teknikut për ndeshjen e dytë të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, teksa “Tre Luanët” do të duhet të përballen me Ukrainën pas fitores së marrë ndaj Italisë në Maradona.

Futbollisti i Chelseat ka pësuar një dëmtim të kofshës, çka ka bërë që menjëherë të largohet nga seanca stërvitore. Kujtojmë që 23-vjeçari në ndeshjen e kaluar ndaj Azurrëve u aktivizua vetëm 6 minuta. Përveç Italisë, në një grup me Anglinë janë Malta, Ukraina, dhe Maqedonia e Veriut. Synimi është vendi i parë në grup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: