Mbretëresha britanike, Elizabeth II, kaloi një natë në spital për kontrolle mjekësore, njoftoi Pallati Bukinghem. Sipas deklaratës për media, mbretëresha tani është kthyer në rezidencën e saj dhe është me “gjendje të mirë”.

Në deklaratë thuhet se mbretëresha e kaloi natën e së mërkurës në spital dhe se ajo është këshilluar që të pushojë disa ditë, pas një orari të ngjeshur me angazhime publike.

Një vizitë e saj në Irlandën Veriore, e planifikuar për këtë javë, është anuluar. Mbretëresha Elizabeth II është 94 vjeçe. Ajo ka marrë fronin e Mbretërisë britanike në vitin 1952.

Në muajin prill, ajo ka humbur bashkëshortin e saj, princin Philip në moshën 99-vjeçare.
Ata janë martuar në vitin 1947 dhe kanë katër fëmijë: princin Charles, trashëgimtarin e fronit, princeshën Anne dhe princat Andrew dhe Edward.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb