Juventusi po mendon që tani për të ardhmen dhe një nga objektivët e fiksuar për sezonin që do të vijë është sulmuesi i Mançester Sitit, Gabriel Zhesus. Lajmin e raporton britanikja “The Sun”, që shpjegon sesi shoqëria bardhezi po kërkon të përfitojë nga problemet e mëdha që kanë “qytetarët” me UEFA-n.

Përjashtimi i Sitit nga Champions League pritet të krijojë një hemorragji në klubin anglez me kampionët e tij, të cilët do të kërkojnë sistemime të tjera për të vijuar për të luajtur në nivele të larta. Juventusi është gati të paguajë 70 milionë euro për Gabriel Zhesusin, teksa ëndrra mbetet Pep Guardiola, ndonëse ky i fundit i ka premtuar besnikëri klubit britanik.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb