Pak ditë më parë bashkëshorti i këngëtares Nora Istrefi, Robert Berisha u shpreh se nuk ishte në ditëlindjen e nipit të tij për shkak të kunatës, këngetares Tuna Sejdiu. Ai rrëfeu se marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë dhe i vinte keq që nuk e takonte dot nipin.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”- ka rrëfyer Roberti më herët.

Por së fundmi, Robert Berisha ka treguar më shumë detaje për këtë çështje, ku ishte i ftuar në emisionin ‘n’Kosove Show’.

Në një moment Roberti është pyetur nga gazetari se nëse ai dhe Tuna kanë pasur raporte të mira para dasmës së saj dhe vellati te tij, Patrisit, ndërsa është shprehur se: “Po kemi fol, por si çdo çift që ka probleme edhe ata kishin, por normal që unë e du vëllain tim më shumë secilëndo kunatë, edhe 70 kunata me i ndërru”, ka thënë Roberti.
-640-0-5b1516b8c6012
Ai gjithashtu u pyet edhe se nëse një ditë do i rregullojë marrëdhëniet me këngëtaren për hir të Patrisit dhe nipit të tij.

“Njeriu që fal është një njëri i madh. Nuk ka sene që s’rregullohen, kryesorja është që ata të jenë mire“- ka përfunduar Roberti.
-640-0-5b1516b5059eb
-640-0-5b1516ac9fe93
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: