SARANDE- Rreth orës 16.00 të së shtunës, Jeroldina Iljazi, efektivja e policisë që i dha fund jetës në banesën e saj në Sarandë është përcjellë për në banesën e fundit nga familjarë, miq, kolegë e qindra qytetarë të Sarandës.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, gazeta Panorama zbardh detaje të reja lidhur me aktin e vetëflijimit të Jeroldina Iljazit.

Mësohet se ajo e ka qëlluar veten në kokë, pikërisht në momentin kur në banesë ka hyrë një efektiv policie, koleg i saj, që e kërkonte për të nisur turnin e mbrëmjes.

Portën e shtëpisë mësohet ta këtë hapur gjyshja e sapo ajo ka mirëseardhur efektivin e policisë, nga dhoma e 25­-vjecares, është dëgjuar një e shtënë.
Sipas burimeve, e reja vuante së tepërmi gjendjen e rënduar financiare të familjes, por mbi të gjitha depresionin e së ëmës, e cila siguronte jetesën prej vitesh duke dalë me një peshore poshtë
banesës për të siguruar disa qindarka.

Kolegët e 25-­vjecares Iljazi, janë shprehur me superlativa për karakterin e saj miqësor e të dashur, duke shprehur habi për aktin e ndërmarrë nga ana e saj, pavarësisht probleme familjare të cilat ata i
dinin shumë mirë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb