Problemet financiare që kanë mbërthyer Inter këtë periudhe mund të këtë një efekt të madh në të ardhmen e afërt, mbi të gjitha në tregun e transferimeve, ku e kanë shumë të vështirë të lëvizin. Romelu Lukaku është pa diskutim lëvizja më e goditur që kanë bërë zikaltërit por sulmuesi belg dhe kontrata e tij mund të sjellin largimin e një titullari, gjithnjë nëse nuk arrijnë të paguajnë afro 50 milion euro që i detyrohen Man.United. Drejtuesit e Inter dhe Man.United kanë pasur një komunikim pak ditë më parë pikërisht për këtë temë, shlyerjen e detyrimeve që parashikohen në kontratë për të blerë përfundimisht kartonin e Lukakut:

Lukaku
Lukaku

“Nëse nuk arrini të paguani Lukakun, na jepni Lautaro Martinez ose Skriniar dhe gjithçka është e zgjidhur”, ky është thelbi i diskutimit i bërë publik nga “Corriere dello Sport”. Inter nuk ka arritur në kohë ti përgjigjet kontratës me United për shkak të problemeve që ka pasur me likuiditetin, nëse nuk arrin të gjejë një kompromis të shpejtë me “djajtë e kuq” rrezikon penalitete nga UEFA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb