Fëmijët që janë nën 12 vjeç, nuk do të mund ta gjuajnë topin me kokë. Skocia lë fjalët dhe kalon te faktet, me Scottish football Federation (SFA), që gjatë këtij muaji do të zyrtarizojë rregullin e ri për stërvitjet e moshave nën 12 vjeç, për shkak të rrezikut që problemeve me demencën në moshë të rritur.

Skocia do të jetë kështi vendi i parë europian që do ta marrë këtë masë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku është aplikuar që prej vitit 2015 dhe ku ka pasur një numër të madh rastesh të sëmundjes së demencës dhe të problemeve të tjera neurologjike te ish-lojtarët profesionistë, sidomos në futbollin amerikan.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: