Kujtesa ka një tendencë të dobësohet me kalimin e viteve, megjithatë një memorie e fortë varet nga shëndeti dhe gjallëria e trurit tonë.

Neuroshkencëtarët konfirmojnë se truri ka një aftësi mahnitëse që të përshtatet dhe reagojë gjithnjë e më ndryshe, kështu që ju mund të përmirësoni kujtesën tuaj në çdo moshë.

Më poshtë ju sjellim disa sekrete si të bëheni më të zotë në një kohë shumë të shkurtër:

Lëvizja horizontale e syve
Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit tuaj , por ato mund të jenë gjithashtu përforcues shumë te mirë të kujtesës. Sipas një studimi tek Brain and Cognition lëvizja e shpejtë horizontale e syve për 30 sekonda përmirëson kujtesën me 10%.

Kjo lloj lëvizjeje mund të ndihmojë që të dy anët e trurit të komunikojnë më mirë duke aktivizuar rrugë nervore që ndihmojnë këtë komunikim, i cili është i nevojshëm për të konsoliduar kujtesën.

Jepini mundësi trurit tuaj të stërvitet
Kujtesa, ashtu si forca muskulare, sugjeron që ju “ta përdorni ose do e humbni”. Nuk ka rëndësi sa impenjues mund të jetë aktiviteti nga ana intelektuale, nëse është diçka për të cilën ju jeni tashmë të zotët, atëherë nuk është një ushtrim i mirë për trurin. Aktiviteti duhet të jetë diçka jo familjare dhe jashtë zonës tuaj te rehatisë, siç është për shembull të mësoni të luani një pjesë sfiduese muzikore ose të përmirësoni aftësitë tuaja në shah.

Mos anashkaloni aktivitetin fizik

Ushtrimet aerobike si çiklizmi janë veçanërisht të mira për trurin, prandaj zgjidhni aktivitete që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Në përgjithësi , çdo gjë e mirë për zemrën tuaj është e shkëlqyer dhe për trurin.

Jeto gjelbër
Annals of Neurology zbulon se njerëzit që morën pjesë në një ndër testet e kujtesës dhe që konsumuan gjysmë filxhani me perime kruçifere (siç është brokoli) çdo ditë u vlerësuan me rezultate rreth 10% më të larta se pjesëmarrësit e tjerë.

Gjeni kohë për miqtë tuaj
Ruajtja e kontakteve mund të jetë një ndihmë për jetën tuaj shoqërore dhe kujtesën po ashtu. Në të vërtete kërkimet ne Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard zbuluan se njerëzit që ndërveprojnë më shumë me të tjerët shfaqin rreth 50% më pak dobësim te kujtesës se pjesa tjetër.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: