SHBA

Menaxheri më afatgjatë i këngëtares Birtney Spears, Larry Rudolph, ka pohuar se këngëtarja kurrë nuk do të mund të performojë më në mes të betejës së saj me shëndetin mendor.

Këngëtarja 37-vjeçare kishte planifikuar të rifillonte koncertet, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë. DailyMail shkruan se menaxheri i këngëtares ka thënë se Britney nuk do të kthehet në skenë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Si personi që udhëheq karrierën e saj, bazuar në informacionin që unë dhe të gjithë profesionistët që punojnë me të kemi është e qartë se ajo nuk duhet të kthehet në muzikë, jo në të ardhmen e afërt por ndoshta kurrë më”.

Ai ka më shumë se dy dekada,që punon me artisten, duke përfaqësuar karrierën e saj nga viti 1998 në 2004 dhe nga viti 2008 e tutje.

Turi i fundit i Britney Spearsit ishte planifikuar të niste më 13 shkurt, me 32 shfaqje të planifikuara deri më 17 gusht, por u shty për shkak të problemeve të saj me shëndetin mendor. Ajo numëron një numër të madh këngësh të suksesshme dhe albume të edituara në treg, të cilat i kanë dhënë ndër vite sukses global.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: