Një muaj pas fejesës duket se Oriola Marashi dhe Eros Grezda nuk i kanë punët vaj. Xhelozia është shkaku se pse ata tashmë pas karantinës shihen qartë në rrjetet sociale por edhe në zërat afër tyre se ata kanë vërtet probleme.

Miqtë e tyre kanë thënë për “Panorama Plus” se pas karantinës mes çiftit ka pasur disa probleme që lidhen me xhelozinë, duke e tensionuar lidhjen dhe duke krijuar një distancim.
Duket se xhelozia i ka shkaktuar atyre problemet teksa bashkë kaluan edhe një periudhë të vështirë siç ishte karantina.
Grezda dhe Oriola Marashi kaluan bashkë karantinën jashtë shtetit teksa u fejuan në Kroaci. Marrëdhënien u munduan ta mbajnë hermetike derisa nuk u përmbajtën më nga interesi i lartë mediatik dhe i fansave.

Edhe dhe sot ata reflektojnë problemet e tyre në rrjetet sociale teksa njëherë nuk ndiqen fare në Instagra, e njëherë tjetër i komentojnë njëri- tjetrit në foto.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb