Pas reshjeve të para të borës dhe problemeve të shkaktuara në akset rrugore, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se të gjitha akset nacionale pas ndërhyrjes dhe pastrimit të borës janë të kalueshme.
ARRSH-ja iu bënë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes teksa lëvizin në akset problematike, ndërsa porosit që të respektohen rregullat e qarkullimit së bashku me udhëzimet e policisë rrugore.
Sipas ARRSH-së, ajo që duhet të ketë vëmendje të shtuar është prania e akullit në disa akse nacionale, pasi temperaturat e ulëta bëjnë të mundur krijimin e shtresave, të cilat mund të kthehen në një problem serioz për drejtuesit e mjeteve.
Njoftimi i ARRSH-së:
Ne aksin Prrenjas-Qafe Thane-Lin po punohet me 2 borepastruse.Ne aksin Pogradec-Qafe Plloce-Maliq jane 2 borepastruese.Ne aksin Maliq-Korce eshte ne veprim 1 borepastruese. Ne aksin Korce-Voskopoje 2 borepastruese. Ne aksin Korce-Kapshtice 4 borepastruese. Ne keto dy akse eshte punuar me intesitet te larte dhe ne keto momente eshte normalizuar situata.
Pavaresisht se reshjet kane filluar dhe ne aksin drejt Qafes se Malit dhe Fushe Arrezit, kalueshmeria vazhdon normalisht.
ARRSH u ben thirrje drejtuesve te mjeteve te tregohen shume te kujdesshem gjate udhetimit ne oret e nates dhe ne oret e para te mengjesit pasi ne segmente te caktuara mund te kete ngrica per shkak te temperaturave te uleta.
Shume e rendesishme qe te respektohen rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistika dhe udhezimet e punonjesve te policise ne terren.