Joan është një 74-vjeçare në SHBA që ndjek një jetë të shëndetshme e të pasur me shumë aktivitete fizike.

Nëse do të vizitoni faqen e saj në rrjete sociale, do të shihni se motoja e saj është: Nëse unë mund ta bëj atë, edhe ti mundesh!”Joan, në moshën 70-vjeçare u përball me disa problem shëndetësore.

Por sëmundja, ndikoi pozitivisht për të, pasi e gjeti veten duke u ushqyer shëndetshëm dhe të ndjekë një regjim strikt për trupin. Në më pak se 4 vite Joan ka humbur 32 kilogramë dhe ka arritur një peshë optimale.

E moshuara, është kthyer në një inspirim për të gjithë ata që e ndjekin.

“Tani për të qëndroj në përputhje me zakonet që kam krijuar që nga fillimi i këtij transformimi. Është e vështirë, por ia vlen! Sugjeroj që të kontrolloni marrjen e ushqimit me një aplikacion falas dhe të shikoni sasinë e ujit që pini”, thotë Joan.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb