Papa Françesku nuk do të jetë pjesë këtë vit në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën. Vatikani ka bërë me dije se për shkak të gjendjes shëndetësore udhëtimi drejt Skocisë është i pamundur.

Ai i është nënshtruar së fundmi një operimi në zorrën e trashë, në Romë. Vatikani ka thënë se delegacioni i tij do të jetë në Glasgou në vend të Papës.

Samiti i radhës për Klimën do të mbahet nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Papa Françesku ishte planifikuar që të ishte në mesin e 120 liderëve botërorë që do të marrin pjesë në organizimin për të diskutuar mundësitë e zvogëlimit të emetimeve që shkaktojnë ndryshime klimatike.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb