Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi gjatë një lidhjeje direkte në emisonin ‘Open’ në News24 ka folur mbi vendimin e fundit të SPAK mbi çështjen e inceneratorëve, ndërsa tha se çdo fakt që ka depozituar në SPAK më herët çdo ditë e më shumë po del i vërtetë.

Sipas saj problematika e aferës nuk është paga e babait të ish-deputetit socialist Alqi Bllako në incenerator, ndërsa shtoi se çështja është te “koka” që sipas saj qëndron pas skemës dhe mban nën presion SPAK-un.

“Dua të sqaroj dy gjëra, ky është një proces që ka skepticizmat e veta, janë cironka, peshq të vegjël, për një gjë jam  sigurt. Çdo fakt që kemi depozituar në SPAK, çdo ditë e më shumë po dalin që janë të vërteta, SPAK është në pozita shumë të vështira. Mjafton të shohim listë ne publikuar sot, lidhja ka të bëjë jo vetëm me evazionin fiskal, pore dhe me grabitjen e fondeve me faturat fiktive të punimeve. Edhe pse e kishim denoncuar me fakte në SPAK nuk e artikulonin, merremi me pagën e babit të Alqit, nuk është problemi aty. Problemi është që një pensionist merrte rrogë më të madhe se CEO. Problemet vazhdojnë me vjedhjet e bëra te inceneratorët.

Akuzat e stome janë akuza që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e punimeve dhe fshehjen e situatës. Gjëja që të bën të jesh skeptike është që vazhdimi i pagesave të faturave nga buxheti për inceneratorët. Jo vetëm që paguajmë për to kur njerëzit janë në kërkim ndërkombëtar, vetëm në vend ndodhin këto paradokse. Këtu është çështja te koka, koka është ai që mban nën presion SPAK-un. Pivot 4 është pika lidhëse që inceneratori i Tiranës është një çështje jo komplekse më. Para një jave ka kaluar parlamenti 10 milionë dollarë për inceneratorin e Tiranës”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb