TIRANE

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka reaguar pas procedimit penal të profesorit, Edmond Tupe, ndërsa vë në dukje se figura e tij, nuk do të cënohet nga kjo gjë.

“Tupja kishte shkruar që “duhet bërë e pamundura” , e pamundura e vërtetë është që Tupja të preket, edhe më e pamundur është që të preket figura e tij nga proçedimet. Ai është rasti që edhe e keqja i shërben për mire”, shkruan ajo.

Deputetja demokrate shton se ai si prind i një djali autik, po ndihmon mijëra prindër të gjejnë kuptim në këtë betejë që i zgjat jetën.

Postimi i plotë:

Edmond Tupja,
Profesor i Universitetit të Tiranës prej 44 vjetësh. Shqipëruesi brilant i Sartrit, Prust, Delerm. Përkthyesi që i dha lexim e dëgjim në botën frankofone shkrimtarëve shqiptarë Kadare, Kongoli, Çapaliku.
Babai i një djali autik që shkroi për këtë fat e rëndesë në shpirt me forcën gjeniale të një njeriu që edhe dhimbjen e jeton pikërisht në sërën e tij me standardin e një shpirti të madh, duke ndihmuar me mijëra prindër të gjejnë kuptim në këtë beteje që zgjat gjithë jetën.

Një publicist që kritikon me sofistikimin e satirës për ta bërë dramën shqiptare jo thjeshtë te durueshme por edhe të kalueshme dhe të riparueshme.

Profesor Tupja është vlerësuar me çmime të shumta gjatë jetës së tij profesionale por besoj çmimi më i madh është mirënjohja që po merr sot nga studentët protestues.
Emri i tij figuron në listën e të proçeduarve në protestën e sotme, një medalje më shumë.

Tupja kishte shkruar që “duhet bërë e pamundura” , e pamundura e vërtetë është që Tupja të preket, edhe më e pamundur është që të preket figura e tij nga proçedimet. Ai është rasti që edhe e keqja i shërben për mirë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: