TIRANE

Ndonëse ndaj tij dje policia ngriti një procedim penal për pjesëmarrje në një protestë të jashtëligjshme, artisti Robert Aliaj ka zgjedhur që edhe sot të jetë përkrah studentëve. Gazetari Erjon Skëndaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ një video ku shihet Aliaj mes turmës së studentëve, ndërsa mbështet hapur kauzën e tyre. Madje ai nuk i kursen as pozat me ata që duan të bëjnë një foto me të.

Në një prononcim për ‘News24’ këngëtari i njohur Aliaj tha se nuk ka marrë ende një njoftimm zyrtar nga policia lidhur me procedimin, ndërsa shtoi se nuk u besonte mediave. Ai tha se kauza e studentëve është shumë e pastër dhe se nuk duhet të politizohet.

“Nuk e di nëse është e vërtëtë se s’kam asnjë konfirmim zyrtar. Të them të drejtën si besoj mediat. Se janë si kosh plehrash për mua. E kanë shkatërruar fare kulturën, pasi nuk merrem me vlera arti, por me thashetheme dhe gosip. Unë shkova më shumë për fun. Shkova tek një rajon policie. Më thanë se ça halli kisha. Shkova qëllimisht për ngacmim dhe kur i pyeta më thanë; ‘s’kemi gjë’. Sido që të jetë është një lojë, ose është presion, ose lojë mediatik. I ashpër për mediat jam se jam i zhgënjyer. Media është pjesë e gjithë kësaj torte që rrjep shqiptarët. Ka përjashtime, por mediat janë zhgënjyese. Përsa i përket asaj që ka ndodhur, do prononcohem. Për momentin unë jam cool, po karikohem. Nuk dua që të politizohet kjo kauzë. Për mua është e pastër si kauzë dhe duhet mbështetur”, tha Aliaj.

Kujtojmë se dje Aliaj, bashkë me profesorin Edomod Tupja si dhe 23 persona të tjerë është proceduar penalisht për protestën.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: