TIRANË

Nënë e bijë janë plagosur lehtë pas një ngjarje të pazakontë në kryeqytet. Sipas informacioneve zyrtare, dje janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen M. B., 33 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gruaja në rrugën “Gjergj Legisi”, ka hedhur një bidon plastik me një sasi municioni (fishekë), në kazanët e mbetjeve të riciklueshme. Për shkak të temperaturës së lartë, kanë shpërthyer disa fishekë, duke dëmtuar lehtë M. B. dhe vajzën e saj të mitur 7 vjeçe, banuese në Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb