Policia e Durrësit bën me dije se është proceduar penalisht një 48-vjeçar, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”. Po ashtu janë arrestuar në flagrancë edhe 4 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. T., 48 vjeç, banues në Shkallnur, pasi më datë 16.09.2020, ka ndezur zjarr për të pastruar tokën e tij dhe për shkak të erës flakët janë përhapur duke djegur një sipërfaqe toke.

Policia e Durrësit apelon për të gjithë banorët e qarkut Durrës, që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies apo të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

F. M., 34 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në Sukth, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur, ka goditur një mjet të parkuar duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

A. K., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin “Volvo”, në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

T.C., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr.15, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur në masën 0.56 mg/l.

E. A., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit, është përplasur me motorin tip “Kawasaki”, me drejtues shtetasin V. N., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: