Policia e Fierit ka proceduar penalisht dy persona për falsifikim dokumentesh, njëri prej tyre ish-zyrtar i Hipotekës në Fier.

Sipas burimeve zyrtare specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasit E. L., 67 vjeç, banues në Fier (ish-regjistrues në ZRVPP Fier) dhe D. F., 77 vjeç, pasi dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke në fshatin Bishan, ku më parë ndodhej fusha e sportit e këtij fshati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb