Në një intervistë në News24, avokati Maks Haxhia foli për hartën e re gjyqësore duke shpjeguar arsyet përse është kundër kësaj harte.

Avokati e vlerëson hartën e re si një propagandë formale.

“Bojkoti yni ishte që t’i bëhej me dije publikut të gjitha shqetësimet. Tani fillon një etapë tjetër që është ajo gjyqësore, pas mbarimit të etapës së ndërgjegjësimit.

Ne nuk e kemi kundërshtuar kompentencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për të ndërmarrë një hartë të tillë, por kriteret për të marrë një shërbim cilësor dhe shërbime më të pakta. Këto janë kritere të vendosura nga Gjykata e Strasburgut dhe të jeni të sigurt që kjo gjykatë nuk do të dalë jashtë vendimeve të saj”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës në studio, avokati Haxhia po ashtu u shpreh se ishin për tre apo katër Gjykata Apeli.

“Nuk mund të pranojmë të na bëjnë pjesë të vendimmarrjes së kësaj harte. Sistemi aktual është një pasojë e mos menaxhimit të reformës në drejtësi. Pati një moskordinimin dhe në shumë gjykata ra numri i organikës së gjyqtarëve. Shumë procedura janë bërë shpejt e shpejt”, u shpreh ai, duke shtuar: “Jeta nuk duhet të bëhet vetëm në Tiranë, duhet të zhvillohet edhe të paktën në ato qytete të traditës, Shkodra, Vlora, Fieri, Gjirokastra apo Durrësi, po ashtu edhe në qytete të tjera. Kjo hartë do të krijojë një sërë problemesh”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb