Në nisje të procedures së zgjedhjes së Presidentit të ri të vendt, studiuesi i historisë politike, Afrim Krasniqi ka sjellë edhe njëherë në vëmendje të opinionit se si u rizgjodh Berisha President në vitin 1997. 

Në 30 vjet post komunizëm, Sali Berisha është i vetmi President që mori edhe një mandat të dytë, megjithëse e mbajti vetëm 4 muaj dhe u detyrua të jepte dorëheqjen pas trazirave që shkaktuan falimentimi i firmave piramidale.

Në procesverbalin e publikuar nga Krasniqi thuhet se Berisha është rizgjedhur President me 113 vota pro dhe vetëm një kundër, teksa përmendet disa herë mes rreshtave që rizgjedhja e tij është shoqëruar me brohoritje dhe duartrokitje nga deputetët e pranishëm në sallë. 

Postimi i Krasniqit

Retrospektivë 1997. Zgjedhjet e treta presidenciale. Opozita zyrtare e bojkotoi Kuvendin (ende quhej Popullor) për shkak të zgjedhjeve të majit 1996. Kuvendi me një parti dominuese (122 vs 10) me 113 vota nga 118 deputetë rizgjedh Berishën me mandat të dytë. I pari dhe i fundit që rikandidoi. Nuk u bë publike lista e deputetëve firmëtarë dhe nuk kishte nevojë për detaje, – vetëm 1 deputet socialist theu bojkotin dhe vetëm 1 votë ishte kundër.

“Zgjedhja” u bë më 3 mars, në periudhë trazirash, pak ditë përpara paktit të 9 marsit dhe zgjedhjes së një kryeministri të majtë, duke nisur de facto, procesin e rotacionit të pushtetit. BE më pak dhe SHBA më shumë u deklaruan se shumica e djathtë ka votat, por kishte probleme legjitimiteti. Presidenti dha dorëheqje katër muaj më vonë, për tu rikthye kryeministër 8 vite më pas.

Procesverbal
Procesverbali i Kuvendit

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb