Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka thënë se negociatat për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të vazhdojnë të mërkurën, 16 mars.

“Proces shumë i vështirë i negociatave. Ka kontradikta, mirëpo ka hapësirë për kompromise”, ka thënë ai.

Rundi i së martës, bashkë me disa runde tjera nuk kanë rezultuar me ndonjë marrëveshje. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim të drejtpërdrejtë me presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

Kremlini, në anën tjetër, ka thënë se nuk ka marrë ndonjë kërkesë të tillë zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb