Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në Gjykatën Speciale në Hagë, deklaroi se është i pafajshëm dhe se ndjen keqardhje për të gjitha viktimat.

Thaçi akuzohet për krime lufte. Në fjalimin e tij para Speciales, Thaçi ka thënë se pret që gjykimi ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë i drejtë dhe të përfundojë shpejt.

“Jam i kënaqur që procesi e ka dëshmuar edhe njëherë se nuk ka pasur trafikim organesh e shtëpi të verdhë. Kosovës i është hequr reja e zezë të cilën ia kishte vënë Raporti i Marty-t”, ka thënë Thaçi, raportoi Driton Mehmeti direkt nga Haga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb