Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes së Samitit në Tiranë ka treguar ambiciet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Procesin e Berlinit.

Rama shpreson që takimi i 5 korrikut në kuadër të Procesit të Berlinit të jetë i fundit në formatin e deritanishëm, dhe ai i vitit tjetër të realizohet nën kujdesin e KE, me praninë e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE.

Po ashtu ai kërkon që hapat që do të bëjnë vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, duhet të njihen dhe nga BE.

 

 

‘’Unë personalisht, kam qenë qysh në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i atij që unë e quaj Shengeni-Rajonal, dikush minishengen, dikush nuk e thërret fare me emër, është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale porn ë fund fare dhe poltiike,

Më vjen mirë që sinergjia, me BE është e plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në kushtet kur po e zotërojmë procesin, vetë Procesi i Berlinit të kalojë në duart e KE nën udhëheqjen e Presidentes së Komisionit, me dëshirën dhe ambicien që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deri tanishëm, dhe ai i vitit të ardhshëm të bëhet nën kujdesin e Komisionit, me praninë e vendeve të Ballkanit dhe të BE. Kjo është ambicie e jona, është dëshirë që me Komisionerin e ndajmë plotësisht.

Ne ndërkohë kemi vendosur paralelisht me programet në drejtimet, edhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshmi me vetë mënyrën e funksionimit në ato drejtime ku do të bëjmë progres të hapësirës së BE. Nëse ne këtu bëjmë hapa në drejtim të jetëzimit të 4 lirive të BE, këto hapa ambicia është të na njihen nga BE. Në aspektin e tregtisë, qeverisjes së të dhënave, në aspektin e mundësive, nga pikëpamja e aktivitetit ekonomik.’’- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb