Edi Paloka u shpreh sot në “Kjo Javë” në News24, se ai është kundër primareve. Gjatë intervistës, ai u shpreh se mendon se procesi i primareve mund të krijojë probleme në vijim ose konflikte edhe brenda PD.

“Unë jam një nga ata që kam qenë që në fillim kundër primareve, duke njohur realitetin. Tani i mbroj sepse sigurisht që nuk jam unë që votoj. Jam kundër sepse shoh problemet që mund të krijohen, qoftë dhe konfliktet brenda. Megjithatë kjo ikën, kanë votuar mijëra demokratë për këto primare. Dhe për më tepër nuk është se i kemi vetëm ne. Edhe statuti i vjetër i kishte primaret, pavarësisht se u votua kundër kandidatit, primaret janë në statut”, u shpreh Paloka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: